Kronikë

Dy të mitur nën kërcënimin e thikës grabisin dy të mitur të tjerë në Prizren

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur në Prizren, pasi që të njëjti nën kërcënimin e thikës kanë detyruar dy viktimat meshkuj kosovarë po ashtu të mitur që t’ju japin portofolin dhe pesë euro para të gatshme.

Nga të dyshuarit është konfiskuar një thikë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.