Kronikë

E dërgon të atin në QKUK dhe pas katër orësh e njoftojnë se ka vdekur, rastin e raporton në Polici

Një person në Prishtinë ka raportuar se të atin e kishte dërguar në QKUK rreth orës shtatë të mëngjesit të ditës së premten ndërkohë që rreth orës 11:30 ishte njoftuar nga mjeku se prindi i kishte ndërruar jetë.

Policia e ka cilësuar rastin si trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.