Kronikë

Vidhet arka e xhamisë në Prishtinë, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një xhami në Prishtinë është kryer një vjedhje, me ç’rast janë vjedhur para nga arka. Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:12, ku njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe më pas dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Rasti është nën hetime.