Kronikë

Paraburgim ndaj dy të pandehurve për vrasje në tentativë

Foto: Koha / ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar nga një muaj paraburgim kundër të pandehurit F.L dhe A.S. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vrasja në tentativë”.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit më 7 mars 2021, në fshatin Rekë, Komuna Kaçanik, me dashje kanë tentuar që t'i provojnë nga jeta të dëmtuarit F.T dhe L.T.

“Pas një mosmarrëveshje të ndodhur një natë më parë, në mes të vëllait të pandehurit F.L, S.L. dhe tani të dëmtuarit L.T., natën kritike së bashku edhe me të pandehurin K.Ç, derisa kanë qenë me veturën e tyre, të cilën e ka drejtuar i pandehuri A.S., u dalin në pritë të dëmtuarve F dhe L.T. në afërsi të shtëpisë së të dëmtuarit F, ndalin veturën, i presin dhe në momentin kur të dëmtuarit vijnë me veturën e tyre, të pandehurit dalin nga vetura dhe me përdorimin e armës, të llojit AK 47, shtien në drejtim të tyre, me ç 'rast të njëjtëve iu shkaktojnë lëndime trupore”, thuhet në njoftim.