Kronikë

Një shqiptar 29-vjeçar ik nga burgu në Zvicër

Një shqiptar 29-vjeçar ka ikur nga burgu i Zugut në Zvicër, raporton gazeta “Blick”.

Q.A., ka ikur derisa ishte duke punuar jashtë.

Ai po vuante burgim për vjedhje të ndryshme, sipas Policisë së Zugut.

Ai arriti të ikte sot rreth orës 16:00 dhe ka filluar një kërkim i madh për të.

Nga Policia në Zug është thënë që të mos tentohet të flitet apo të tentohet të ndalet i arratisuri, por të telefonohet Policia.