Kronikë

Një femër e mitur në Fushë Kosovë ngacmohet seksualisht në Instagram

Një femër e mitur në Fushë Kosovë ka shkuar në stacionin policor bashkë me prindin e saj për të raportuar një rast të ngacmimit seksual.

Ajo i ka thënë Policisë se përmes rrjetit social Instagram, ajo ka pranuar ngacmime seksuale nga një i dyshuar, që deri tani është i panjohur.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, në Prishtinë, një femër kishte raportuar se në telefonin e saj kishte pranuar thirrje telefonike dhe disa mesazhe ngacmuese nga një numër i panjohur në aplikacionin Viber. Pas verifikimit te numrit, është kuptuar se numri i takon një personi nga Klina.

“Personi i dyshuar është udhëzuar që të paraqitet në stacion policor për procedura të mëtutjeshme”, ka njoftuar Policia e Kosovës.