Kronikë

Arrestohet një i mitur në Ferizaj, theri me thikë dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Ferizaj pasi dyshohet se ka therur me thikë dy të mitur të tjerë. Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:22 ku të lënduarit janë dërguar në emergjencë dhe gjenden jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është dërguar në mbajtje.