Kronikë

Ish-drejtori i Shëndetësisë në Deçan dyshohet se është vetëvrarë

Ish-drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Deçanit, Mustafë Hasanaj nga Strellci i Ulët, i cili vdekur sot në mëngjes në Spitalin e Pejës nga plaga me armë zjarri, dyshohet se është vetëvrarë.

Hasanaj të enjten në mëngjes është gjetur i plagosur në fshatin e tij.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova, i ka thënë KOHËS se policia është njoftuar sot rreth orës 07:55 për një plagosje në fshatin Strellc i Ulët të komunës së Deçanit.

“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur edhe ekipet mjekësore. Sipas informatave të ekipeve mjekësore, rreth orës 08:30 viktima ka ndërruar jetë dhe njësiti është duke u marr me rastin”, tha Rugova.

Rugova tha se për momentin rasti është duke u cilësuar si hetim i vdekjes.

KOHA mëson se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë, më të cilën dyshohet se është kryer akti i vetëvrasjes, por siç thanë në polici nuk mund të konfirmohet pa përfunduar hetimet.

Mustafë Hasanaj, mbi 60-vjeçar, ka qenë për dy mandate drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Deçanit.