Kronikë

Zhduken dy të mitura, njëra nga Prishtina e tjetra nga Klina

Një person nga Hajvalia e Prishtinës ka raportuar se vajza e tij e mitur, pasi ka dalë nga shkolla nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vend-ndodhje e saj.

Një rast tjetër i zhdukjes është raportuar në fshatin Klinafc të Klinës ku një person ka njoftuar po ashtu se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Njësitet policore janë duke hetuar të dy rastet.