Kronikë

Digjen dy objekte në Prishtinë

Të dielën janë djegur dy objekte në Prishtinë. Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se rreth orës 18:30 është raportuar për një zjarr në një objekt në rrugën “17 shkurti”.

Nga zjarri nuk ka ndonjë të lënduar derisa janë duke vazhduar hetimet për shkaktarët e zjarrit.

Zjarri tjetër ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” ku një shtëpi është përfshirë nga flakët. Zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

“Policia po punon për hetimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin policor.