Kronikë

Arrestohet në Mitrovicë një person i dyshuar për vjedhje të veturës

Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të veturës.

Policia gjatë ndaljes dhe kontrollit të detajuar ka vërejtur se i dyshuari drejtuesi i veturës nuk posedonte autorizim përkatës për drejtim të veturës.

Mbi dyshime të arsyeshme dhe verifikimit të mëtejmë ka rezultuar se vetura me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari ishte raportuar e vjedhur gjatë natës në Stacionin Policor në Pejë.

Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari si dhe është sekuestruar vetura e vjedhur, ndërkohë që për veprime të mëtejme hetimore rasti u është proceduar hetuesve policorë në Pejë.