Kronikë

Largohet pa paguar dhe kërcënon me jetë pronarin e një kafiterie në Lipjan, arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili ka marrë shërbimet në një kafiteri në Lipjan dhe është larguar pa paguar.

I dyshuar madje e ka kërcënuar me jetë pronarin e lokalit gjatë intervistimit në stacionin policor në Lipjan.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, njofton Policia e Kosovës.