Kronikë

Hyjnë në Kosovë mijëra aparate teknologjike të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut

Policia e Kosovës - SHPK

Patrulla policore ka ndaluar një veturë me targa vendore në fshatin Stançiq të Gjilanit të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit ka vërejtur se në veturë ka disa mallra të kontrabanduara përmes rrugëve dytësore nga Republika e Maqedonisë Veriore në Republikën e Kosovës.

Mallrat e kontrabanduara janë: 1430 ekran të televizorit, 4020 çipa të ndryshëm, 1000 xhama për telefona, 1700 kamera.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.