Kronikë

Babai raporton në Polici se ia kanë rrëmbyer vajzën dy burra në Istog

Policia e Kosovës - SHPK

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se vajza e tij i është rrëmbyer nga dy persona të panjohur gjatë të enjtes në Istog.

Sipas raportimit të tij, vetura ka qenë me targa vendore.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është njoftuar prokurori i shtetit.

Rasti po hetohet.