Kronikë

Ferizaj: Katër vjet burgim dhe njëmijë euro gjobë, për veprën penale të detyrimit

Descriptive Text

Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar me katër vjet burgim dhe njëmijë euro gjobë të pandehurin S.M. për veprën penale të detyrimit.

“I pandehuri akuzohet se më 12.02.2016 në Ferizaj me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, përmes kanosjes serioze me armë ka detyruar të dëmtuarit E.R dhe L.A. të cilët fillimisht i pyet se ku gjendet “Viva Fresh”, ku të dëmtuarit hipin në veturë për të ia treguar “Viva Fresh”, ndërsa i pandehuri nën kërcënim të armës i dërgon në Pejë dhe atje i detyron që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre, ashtu që ua merr të dëmtuarve telefonat celular njëri “Iphone 4 S” dhe tjetri ” Samsung 4”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.