Kronikë

Vdes një person në një aksident trafiku në Zveçan

Descriptive Text

Një person ka vdekur në Zveçan pas një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur të hënën.

Sipas njoftimit nga Policia, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave ku një person ka humbur jetën e tjetri ka shkuar për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Me konsultim të prokurorit dhe kërkesën e familjarëve trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoni.