Kronikë

Aksident në rrugën Ferizaj-Kaçanik, lëndohen pesë persona

depresioni

Pesë persona kanë marrë lëndime në një aksident trafiku në rrugën Ferizaj-Kaçanik.

Policia e Kosovës i ka thënë Kohës se aksidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:30, ku janë përfshirë dy vetura.

“Të lënduarit kanë marrë trajtimin mjekësor dhe janë liruar për në shtëpi”, thuhet në njoftimin policor.