Kronikë

Kapet në Leposaviq shtetasi serb që po transportonte dru ilegalisht

Foto: Koha

Shtetasi i Serbisë është kapur në Leposaviq duke tentuar të transportonte dru ilegalisht.

I dyshuari po barte drutë në një kamion.

“Është shoqëruar i dyshuari serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti me kamion ishte duke transportuar rreth 15 metra kub dru për djegie, pa dokumentacionin përkatës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.