Kronikë

Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi zyrtarët policorë

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Rasti ka ndodhur të hënë rreth orës 08:10, ku një person shqiptar me shtetësi të huaj, ka penguar një grua që të shkojë në stacionin policor për intervistim. I njëjti më pas është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Raportohet për një mosmarrëveshje në mes të dyshuarit mashkull dhe viktimës femër, të dytë shqiptar me shtetësi të huaj. I dyshuari ka penguar viktimën që të shkoj në stacion policor për intervistimit dhe i njëjti ka sulmuar zyrtarët policor. I dyshuari është arrestuar, dhe me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.