Kronikë

Tre të arrestuarit në “Rrugën C” mbrëmë, kishin kanosur me armë një person

Tre të arrestuarit të shtunën në “Rrugën C” të Prishtinës kanë kanosur me armë një person, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma Bereta me një karikator me gjashtë fishekë të kalibrit 7.62 mm”, thuhet në raportin e Policisë.

Dy nga të dyshuarit janë liruar, ndërsa tjetri me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.