Kronikë

Therje në Qendrën e Azilit në Vranidoll

Dy shtetas të huaj janë përfshirë në një zënkë në Qendrën e Azilit në Vranidoll, e që ka përfunduar në përleshje me thikë.

Një prej tyre është dërguar në QKUK për shkak të plagëve që ka marrë.

Policia ka arrestuar dy të dyshuar dhe ka iniciuar hetim.

“Policia, në ora 19:27, është lajmëruar për një rast, therje me thikë, në 'Qendrën e Azilit' në Vranidoll. Njësitet policore të SP 'Veriu' Prishtinë i janë përgjigjur rastit. Dyshohet se dy azilantë janë përfshirë në një zënkë. Njëri prej tyre është nisur për tretman mjekësor për në QKUK-në, tjetrit të lënduar më pak, po i ofrohet ndihma mjekësore në stacion. Dyshohet se lëndimet janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Ndërlidhur me rastin, veprimet e shpejta policore kanë rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar dhe aktualisht është iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit. Policia do ta trajtojë rastin dhe në koordinim me prokurorin do të procedohet tutje”, ka thënë Policia e Kosovës për KOHËN.