Kronikë

Pesë zyrtarë policorë u lënduan nga disa azilkërkues të huaj në Lipjan

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka arrestuar në fshatin Magurë të Lipjanit, katër të dyshuar, azilkërkues të huaj të cilët nga kampi i azilkërkuesve në Mitrovicë kishin shkuar dhe tentuar të futen me forcë në qendrën e azilkërkuesve në fshatin Magurë të Lipjanit.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë përpjekjeve për të mos i lejuar të dyshuarit të futen brenda në qendër janë lënduar pesë zyrtarë policor.

Si pasoj e rastit, zyrtarët policorë dhe të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit kishin dëmtuar një veturë zyrtare, pronë e qendrës së azilit dhe derën e hyrjes së qendrës në fjalë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.