Kronikë

Ndalohet një person në Istog i cili bashkëjetonte me një vajzë nën moshën 16-vjeçare

Një person është ndaluar në Istog pasi ka bashkëjetuar me një vajzë nën moshën 16-vjeçare.

Sipas njoftimit ata janë paraqitur në stacionin policor dhe i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima femër kosovare kanë deklaruar se janë duke bashkëjetuar edhe përkundër pëlqimit të prindërve të viktimës.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që viktima pas intervistimit të dërgohet tek prindërit e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.