Kronikë

Theret me thikë një 21-vjeçar në Prishtinë

Një person i moshës 21-vjeçare është therur me thikë në lagjen Emshir në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:00, ku Policia e Kosovës njofton se therja ka ardhur si pasojë e një rrahjeje. Tre persona janë arrestuar.

“Bazuar në informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull 21 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin policor.

Rastin për KOHËN e ka konfirmuar edhe QKUK-ja ku thonë se 21-vjeçari ka marrë lëndime në kokë.