Kronikë

Gjobiten 759 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Vetëm gjatë 24 orëve Policia e Kosovës ka shqiptuar 759 tiketa për mosrespektim të masave anti-COVID.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se në 24 orët e fundit janë shqiptuar edhe 720 tiketa trafiku, ndërsa janë shkaktuar 52 aksidente trafiku me dëme materiale e 27 me të lënduar. Janë arrestuar 16 persona.

Image