Kronikë

Ishin futur kontrabandë nga Kosova, sekuestrohen mijëra fishekzjarrë në Tiranë

Policia sekuestroi 12 metër kub lënde piroteknike të zbuluara në tregun e qytetit të nxënësve në Tiranë.

Sasia e fishekzjarrëve është tepër e madhe, ndërkohë qe është arrestuar poseduesi i tyre dhe është proceduar pronarja e subjektit, e cila kishte dhënë në përdorim ambientin si magazinë për këtë aktivitet.

Fishekzjarrët ishin futur kontrabandë nga Kosova, duke u fshehur në ambalazhe ushqimore.

Gjatë kontrolleve që prej fillimit të muajit dhjetor, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 5 persona që tregtonin në mënyrë të jashtëligjshme lëndë pirotektine.