Kronikë

Aksidentohen dy vetura në Gllarevë të Klinës

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Gllarevë të Klinës ka ndodhur një aksident rrugor.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave të shtunën rreth orës 20:30 ndërsa nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

“Rreth orës 20:30 Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Gllarevë, në mes të dy veturave. Në aksident nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale”, thuhet në konfirmimin policor.