Kronikë

Aksident në rrugën Rahovec-Malishevë, lëndohen gjashtë persona

Një aksident trafiku ka lënë gjashtë persona të lënduar në rrugën Rahovec-Malishevë, katër nga ta janë në gjendje të rëndë.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:30, ku sipas Policisë së Kosovës janë përfshirë dy vetura.

Policia njofton se një grua me një foshnjë 1-vjeçare kanë pësuar lëndime të lehta.