Kronikë

Vdes një person nga plagët e marra në një aksident trafiku më 4 dhjetor

depresioni

Në Prishtinë dje ka vdekur një person i cili kishte pësuar lëndime në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 4 dhjetor në ora 07:20.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Viktima ishte duke u trajtuar në QKUK.

“Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML”, thotë PK.