Kronikë

Arrestohen dy persona në Prizren, tentuan të merrnin veturën e tyre të konfiskuar

Janë arrestuar dy persona në Prizren, me dyshimin se kanë tentuar ta rimarrin veturën e tyre të konfiskuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy burra kosovarë kishin tentuar të merrnin veturën nga parkingu i veturave të konfiskuara. Me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje. Policia e ka cilësuar këtë rast si vetëgjyqësi.