Kronikë

E mitura nga Mitrovica raporton se u sulmua me thikë nga motra

Descriptive Text

Një e mitur në Mitrovicë ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar me thikë nga motra e vet.

Në raportin e policisë thuhet se e njëjta ka marrë lëndime për çka edhe është trajtuar.

“E mitura ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje në familje është sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) nga motra e saj. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe e njëjta ka marrë tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara dhe me vendim të prokurorit kujdestar i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së.