Kronikë

Nën kërcënim të thikave e me maska, disa persona grabisin 600 euro në një pompë derivatesh në Lipjan

Descriptive Text

Një grabitje e 600 eurove ka ndodhur të premten mbrëma në fshatin Banullë të Lipjanit.

Policia raporton se viktima ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, persona të maskuar dhe nën kërcënimin e thikave i kanë grabitur para të gatshme 600 euro dhe janë larguar nga vendi ngjarjes.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas viktimës nuk është i lënduar”, thuhet në raportin e PK-së.