Kronikë

Arrestohet një person në Prizren, shpërndau fotografi private në internet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i dyshuar nga Prizreni u ka shpërndarë disa personave fotografi private të një vajze. Këtë në Polici e ka raportuar prindi i vajzës i cili ka rrëfyer se rasti ka ndodhur më 3 dhjetor.

I dyshuari është intervistuar dhe pas konfiskimit të telefonit, është liruar me procedurë të rregull.

Rasti nga Policia e Kosovës është cilësuar si fotografim dhe incizim i paautorizuar