Kronikë

Arrestohet një person në Deçan për dhunë ndaj familjarëve, mbante edhe armë

Është arrestuar një burrë në Deçan, pasi ai kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve të tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë intervistimit është kuptuar se i dyshuari posedon edhe armë, me ç’rast i është konfiskuar një pushkë gjuetie. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.