Kronikë

Tre të arrestuar nën dyshimet për prostitucion në Fushë-Kosovë

Descriptive Text

Tre persona janë arrestuar në Fushë-Kosovë të enjten në mesditë, nën dyshimin se kanë kryer prostitucion.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se për rastin janë kapur një burrë dhe një grua nga Kosova dhe një shtetase e Shqipërisë.

Të dyshuarit janë liruar me vendim të prokurorit. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.