Kronikë

Arrestohet 21-vjeçari për grabitje të armatosur në një barnatore në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Të premten mbrëma është arrestuar një i dyshuar për grabitje të armatosur në një barnatore në lagjen e Spitalit në Prishtinë.

“Mbështetur në rezultatet fillestare të hetimit dyshohet se personi nën kërcënimin e armës, ka arritë të merr një sasi të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Hetuesit po kryejnë hetime për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave nga ngjarja, ndërsa personi i dyshuar R.H, 21-vjeç, është dërguar në mbajtje.