Kronikë e zezë

Europol publikon listën e 56 kriminelëve më të kërkuarve, mes tyre edhe një shqiptar

Europol publikon listën e 56 kriminelëve më të kërkuarve, mes tyre edhe një shqiptar
 

Europol publikoi listën e 56 kriminelëve më të kërkuar në Europë. Mes emrave famëkeq të bosëve të mafias italiane, si Matteo Messina Denaro, është dhe 50-vjeçari shqiptar, Aleks Burreli.

Shqiptari kërkohet nga autoritetet e Qipros, pasi është i përfshirë në vrasjen e trefishtë, që ndodhi më 23 qershor 2016 në Aya Napa. Burreli akuzohet se, së bashku me një bashkëpunëtor, hyri në një restorant në Ayia Napa, i maskuar dhe me armë automatike, duke hapur zjarr e duke vrarë një biznesmen, një oficer policie dhe gruan e tij në sy të fëmijëve të mitur. Gjatë shkëmbimit të zjarrit në vendngjarje mbeti i plagosur dhe një efektiv tjetër policie ndërsa Burreli dyshohet se vrau dhe bashkëpunëtorin e tij, transmeton BW.