Kronikë e zezë

Policia greke e ekzekutoi gabimisht, gjykata dëmshpërblen me 410 mijë euro familjen e të riut shqiptar

Policia greke e ekzekutoi gabimisht, gjykata dëmshpërblen me 410 mijë euro familjen e të riut shqiptar
 

10 vite pasi policia greke ekzekutoi të riun shqiptar, gjykata dëmshpërblen me 410 mijë euro familjen e tij. Ai u vra më 16 shkurt të 2010 nga policia greke gjatë një shkëmbimi me armë mes policisë dhe një bande grabitësish shqiptarë.

Sipas mediave greke, banda në fjalë drejtohej nga një prej emrave më të njohur të botës së krimit në Greqi, Marian Kolaj, edhe ky i ekzekutuar gjatë një tjetër përballje me policinë greke në afërsi të kufirit shqiptar në 21 korrik 2013.