Kronikë

Dy të arrestuar në Fushë Kosovë për trafikim me njerëz

Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz dhe shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.

Sipas njoftimit rasti ka ndodhur më 19 tetor të këtij viti.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.