Kronikë

Arrestohet shtetasi i huaj për vjedhje dhe dëmtim të 6 veturave në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj i cili dyshohet në parkingun e banesave në rrugën “Simon Shiroka” në Prishtinë, ka dëmtuar gjashtë vetura.

Përveç dëmeve materiale, sipas Policisë, ai ka “vjedhur edhe gjësende personale të katër pronarëve të veturave”.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.