Kronikë

Tre persona ia grabisin 200 euro dhe një orë dore një tjetri në parkun e Gërmisë

Foto: Koha

Një personi gjatë ditë së premte i janë grabitur 200 euro dhe një orë dore derisa po ecte në parkun e Gërmisë.

“Viktima mashkull ka raportuar se deri sa ishte duke ecur në parkun e Gërmisë, tre persona të dyshuar e kanë kërcënuar dhe me forcë i kanë grabitur 200 euro dhe një orë dore”, shkruan në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti po hetohet.