Kronikë

Arrestohen tre persona në Prishtinë për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës të enjten në Prishtinë ka arrestuar tre persona nën dyshimin se janë marrë me trafikim të njerëzve.

“Si prova materiale janë konfiskuar katër telefona mobil”, shkruan në raportin e PK-së.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.