Kronikë

U prezantua si polic, arrestohet prishtinasi

Një person në rrugën “Ibrahim Oruqi” në Prishtinë është prezantuar si zyrtar policor. Për këtë veprim, gjatë së mërkurës është arrestuar nga policia.

Policia njofton se i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. “Ibrahim Oruqi”, Prishtinë 11.11.2020-03:10. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti derisa është ndaluar nga policia për legjitimim është prezantuar si zyrtar policor. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.