Kronikë

I infektuari me koronavirus del prej shtëpisë, policia e kthen dhe hap rast ndaj tij

Policia e Kosovës, të hënën ka kthyer në shtëpi një person në Prishtinë, i cili edhe pse ishte me koronavirus dhe ishte obliguar të qëndronte në shtëpi, kishte dalë.

Policia ka hapur rast ndaj tij se ka shkelur masat dhe ka kryer “përhapjen e sëmundjeve ngjitëse”.

“Rasti ka ndodhur në rrugën “Tirana”, Prishtinë. Është raportuar se një i dyshuar m/k i cili ishte i infektuar me Covid-19 i njëjti nuk ka respektuar masat e izolimit duke dalë jashtë shtëpisë së tij. Policia ka kthyer në shtëpi të dyshuarin dhe është iniciuar rasti si më lart”, njofton PK-ja.