Kronikë

Një i dyshuar për krime lufte në Kosovë mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës të pandehurit D.K., kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji.

Në njoftimin për media thuhet se aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit deri më datën 01.11.2020, është vërtetuar.

“D.K. po dyshohet nga ana e prokurorisë së gjatë periudhës se luftës 1998-1999, ka kryer veprën penale: Krime lufte kundër popullatës civile në kundërshtim me nenin 142 lidhur me nenin 22 te Ligjit te RSFJ-së, lidhur me nenin 3 te Konventës së Katërt te Gjenevës e parapara me nenin 144 par.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata e Apelit vlerëson se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale, për të cilën dyshohet, ka bazë ligjore për caktimin e kësaj mase. Kjo ngase ka arsye të forta për të besuar se me gjetjen e tij në liri, ai do të mund të ikë ose arratiset më qellim të shmangies se procedurës penale, të ndikoj në prova ose dëshmitarë, apo edhe të kryej ndonjë vepër tjetër penale”, thuhet në njoftim.