Kronikë

Në Pejë arrestohet një person, pasi sulmoi mjekun dhe kanosi zyrtarët policorë

Policia në Pejë ka arrestuar një person, me dyshimin se ka sulmuar një mjek në vendin e punës si dhe ka kanosur dy zyrtarë policorë.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.