Kronikë

Arrestohen dy persona pasi shtien me armë në aheng

Dy të dyshuar janë arrestuar pasi kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, dje në Mitrovicë.

Policia e Kosovës ka njoftuar të hënën se nga ta janë konfiskuar “dy armë, 54 fishekë dhe 13 gëzhoja të cilat janë gjetur në oborrin e shtëpisë ku ishte ahengu”.

Të dy janë liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.