Kronikë

Bllokohet rruga “Bill CIinton” në Prishtinë, njoftohet për një valixhe të dyshimtë

Është bllokuar rruga “Bill Clinton” në Prishtinë pasi Policia është njoftuar për një valixhe të dyshimtë. Lajmin për Kohën e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Sipas njoftimit rruga do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes.

“Rreth orës 10:30,kemi pranuar një informacion se në rrugën ‘Bill Klinton’ ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera”, thuhet në njoftim.

{gallery}