Kronikë

Një i arrestuar në Mitrovicë për vjedhje në tentativë

Descriptive Text

Një person i dyshuar për vjedhje në tentativë në Mitrovicë është arrestuar gjatë natës.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar gjatë natës rreth orës 00:15 në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, ku njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje.

Ndërkaq personi i dyshuar është arrestuar brenda shtëpisë ku dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur.

I njëjti është ngarkuar me veprën penale “vjedhje në tentativë”.

Ankuesi raporton se në shtëpi nuk i mungon asgjë.

“I dyshuar XH.F., 39 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor dhe pas verifikimit të tij ka rezultuar se ndaj të dyshuarit në fjalë, Gjykata Themelore Pejë kishte lëshuar urdhër arrest. Nga SP Jugu Mitrovicë është njoftuar DRP Pejë, dhe një njësi policore nga DRP Pejë të dyshuarin e kanë dërguar në drejtim të Gjykatës Themelore në Pejë”, thuhet në njoftim.