Kronikë

Arrestohet pasi sulmoi fizikisht nënën e tij në Pejë

Një person në Pejë është dërguar në mbajtje për sulm fizik ndaj nënës së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa ai dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.